TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Gusht 2023, 10:12

Shisnin kanabis në lagje të ndryshme, arrestohen 4 të rinjtë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Shisnin kanabis në lagje të ndryshme, arrestohen 4 të rinjtë

Katër persona që shisnin kanabis të ndarë në doza në Tiranë janë arrestuar.

Bëhet fjalë për shtetasit: Klevis Kullafi, Skerdi Kurti, Brian Dafku dhe Dritan Shehu.

Policia ka bërë me dije se sasi lënde narkotike kanabis, 200 qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e kanabisit në doza, një grirëse për lëndën narkotike, si dhe tre aparate celulare janë sekuestruar.

Si rezultat i këtij operacioni të realizuar në rrugën e Barrikadave, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. K., 22 vjeç, S. K., 22 vjeç, B. D., 22 vjeç, dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë.

4 shtetasit pasi siguronin lëndën narkotike kanabis, e përgatitnin atë në doza, të cilat më pas i shpërndanin në rrugën “Bardhok Biba”, “Siri Kodra”, në bulevardin “Zogu i I”, dhe në Rrugën e Barrikadave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

kanabis arrestim tirane

Lini një Përgjigje