TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Gusht 2023, 13:01

Drogë, rrrëmbim dhe plagosje/ Në kërkim nga Gjermania dhe Holanda, arrestohet në Spanjë 33-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Drogë, rrrëmbim dhe plagosje/ Në kërkim nga Gjermania dhe

Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge, tentativë rrëmbimi, grabitje dhe plagosje.

Sipas mediave spanjolle, shqiptari ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze dhe gjermane, si dhe rrezikon 15 vite burg. 33-vjeçari u arrestua në zyrën e Imigracionit, pasi kishte shkuar për të rinovuar dokumentacionin.

Sipas fletarrestit ndërkombëtar holandez, në vitin 2018 i arratisuri u kap në qytetin e Amsterdamit me gati tre kilogramë kokainë, një substancë e destinuar për shitje dhe trafikim.

Ai akuzohet gjithashtu se ka tentuar të rrëmbejë një burrë, i cili dyshohet se i ka borxh shumën prej 3500 euro për një transaksion pasurie të paluajtshme. Sipas urdhrit gjerman të ekstradimit, i arrestuari, në qytetin e Frankfurtit, i drejtoi një pistoletë në kokë burrit dhe po e detyronte atë të hipte në një automjet për të kërkuar pagesën e një borxhi si kusht për lirimin e tij.

Për këto fakte të fundit, autoritetet gjermane lëshuan një urdhër arresti evropian për ekstradim (OEDE) për vendndodhjen dhe arrestimin e këtij personi, i cili mund të dënohet me burgim deri në 15 vjet në Gjermani.

kerkim gjermani holande droge plagosje shqiptar

Lini një Përgjigje