TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Gusht 2023, 18:33

‘Ashensor’ i improvizuar, ISHMT publikon fotot e pajisjes që i mori jetën 17-vjeçarit në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

‘Ashensor’ i improvizuar, ISHMT publikon fotot e pajisjes që i

Pajisja që i mori jetën 17-vjeçarit në Sarandë nuk ka qenë një ashensor i mirëfilltë, por një krijim artizanal që përdorej për ulje-ngritjen e furnizimeve ushqimore.

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka publikur fotot e ashensorit artizanal, ku shprehet se nuk kanë kryer inspektime në këtë subjekt, apsi pajisja nuk mund të quhet ashensor.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange", Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:

Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.

‘Ashensor’ i improvizuar, ISHMT publikon fotot e pajisjes që i

Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda  kompetencës ligjore të tij.

ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut”, thekson Inspektorati.

Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange”. Dyshohet se pajisja në fjalë u këput dhe e zuri poshtë.

‘Ashensor’ i improvizuar, ISHMT publikon fotot e pajisjes që i

 

Lini një Përgjigje