Jani Rraku është vënë në prangat e policisë së Sarandës pasi plagosi një 40-vjeçar me thikë.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit në shëtitoren e Sarandës. 25-vjeçari ishte banues në Kalasë, Delvinë ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Në kuadër të operacionit të koduar “Wanted”, është bërë i mundur edhe arrestimi i të riut banues në Kalasë, Delvinë.
25-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur në shëtitoren e Sarandës, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë), 40 vjeçarin, banues në Sarandë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje