TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Gusht 2023, 15:25

Përplasi për vdekje dy turistët italianë në Sarandë, lihet në burg 17-vjeçari Elio Rraku

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje dy turistët italianë në

Është zhvilluar në ambientet e spitalit seanca për caktimin e masës së sigurimit ndaj 17 vjeçarit Elio Rraku, i dyshuar si shkaktar i aksidentit automobilistik ku humbën jetën dy turistë italianë në Sarandë.

Domenico Gritto, 24-vjeç, dhe Vincenzo Tizzano, 32-vjeç, me origjinë nga Pozzuoli ishin duke udhëtuar me motor në aksin Sarandë-Ksamil kur u përplasën nga një “Mercedes” që dyshohet se po kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

Shkak për zhvillimin e seancës në spital është bërë fakti se i mituri vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Prokurorja e çështjes Esmeranda Basho kërkoi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Avokati i të miturit, Çlirim Shahini, kërkoi një masë më të lehtë sigurimi me argumentin se Rraku është i mitur, student dhe i traumatizuar si dhe për të qenë më afër familjes për shkak të gjendjes psikologjike.

Në përfundim të seancës Gjyqtarja Suela Xhani vendosi masën e sigurimit “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve.

turiste italiane perplasje sarande burg elio rraku

Lini një Përgjigje