TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Maj 2024, 12:28

Masakroi me thikë bashkëshorten për shkak të xhelozisë, lihet në burg Jakup Shahu

Shkruar nga Pamfleti

Masakroi me thikë bashkëshorten për shkak të xhelozisë,
Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg 52-vjecarin Jakup Shahu, që goditi me thikë bashkëshorten e tij.

Jakup Shahu u arrestua pak ditë më parë për masakrimin me thikë të bashkëshortes Edlira Shahu, 46 vjeçe. Prokurori i çështjes i tha gjyqtarit Albert Meca se i dyshuari mbasi e goditi tre herë me thikë gruan i deklaroi të bijës “ ja ku e ke nënën”.

Prokurori deklaroi gjatë seancës me dyer të mbyllura se gruaja vijon të jetë gjendje të rëndë në spital, për shkak të tre plagëve, njëra prej tyre në qafë.

Nga ana tjetër autori Jakup Shahu tregoi versionin e tij, duke kujtuar se e qëlloi me thikë gruan në gjaknxehtësi e sipër.

“Nuk doja ta qëlloja shpirtin tim, nuk di si veprova, por u nxeha. E qëllova në debat e sipër”, tha i dyshuari i cili shpërtheu në lot në sallën e gjykatës.

Gjithashtu me kërkesë të akuzës gjykata e la nën arrest me burg për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare të mbetur në tentativë të Edlira Shahut. Më herët autori ka qenë në burg edhe për një vrasje tjetër.

52-vjeçari goditi me thikë bashkëshorten e tij pak pas mesnate rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Lini një Përgjigje