TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Maj 2024, 12:06

Tronditëse në Librazhd! Gruaja tenton vetëvrasjen duke konsumuar pesticide, arrestohet bashkëshorti

Shkruar nga Pamfleti

Tronditëse në Librazhd! Gruaja tenton vetëvrasjen duke konsumuar

Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit, dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti S.K., ka konsumuar pesticide duke tentuar vetëvrasjen. Ajo tashmë ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.  

"Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes", mbetur në tentativë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve.", njofton policia.

Lini një Përgjigje