TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Maj 2024, 11:49

U kap me 7 kg kokainë/ Dëshmia e plotë e pronarit të furgonit: Hera e parë që po transportoja drogë, shpresoja se nuk do më kapnin

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 7 kg kokainë/ Dëshmia e plotë e pronarit të
Ardjan Doçi, drejtuesi dhe njëkohësisht pronari i furgonit, ku u gjet lënda narkotike ka deklaruar se mallin ja ka marrë një personi në Tiranë, po pa dhënë identitetin e tij.

Doçi ka pohuar se ishte hera e parë që po trasportonte drogë me shpresën që nuk do e kapnin, ndërsa ka mbrojtur kushëririn e tij Mentor Çuni.Ndërsa djali i tezes së tij, Mentor Çuni ka deklaruar gjithashtu se s’ka pasur dijeni për lëndën narkotike.

“Kokainën ma dha një person në Tiranë që nuk u identifikua. Pagoi paratë për transportin dhe më dha koordinatat se ku do ta coja. Atje më tha se më priste një person që do më gjente vetë. Këtë itinerar kemi disa vite që e bëjmë, por kjo është hera e pare që mora përsipër të transportoja drogë.

Pasi ndaluam në Tiranë, mora kushëririn (djalin e tezes) me vete për të më ndihmuar gjatë rrugës. Fillimisht do shkarkonim disa pako në Itali, gjëra që familjaret u kishin dërguar të afërmve të tyre dhe më pas do vijonim udhëtimin drejt Anglisë. Sa i përket drogës, nuk ua di emrat as atij qe ma dha dhe as atij qe e priste.

Vetëm koordinatat. Thjesht mora përsipër ta transportoja. Me shpresën se nuk do më kapnin gjatë rrugës. Mentori s’ka lidhje fare pasi është thjesht punëtor dhe s’kishte dijeni për kokainën”, ka deklaruar ndër të tjera para hetuesve të policisë Ardjan Doçi.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar telefonat celularë të të dy personave të arrestuar dhe po punon për identifikimin e personave të tjerë të perfshirë në këtë rrjet të trafikimit ndërkombëtar të kokainës.

Shtatë pako kokaine me peshë 7.3 kg u gjetën të fshehura në një furgon mallrash të kompanisë 'Bledi Travel" e cila merret me transportimin e pakove për emigrantët në itinerarin Shqipëri - Itali - Angli. Kokaina ishte paketuar në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë anti-drogë.

Mbrëmjen e djeshme furgoni ka shkuar në portin e Durrësit për tu nisur drejt Barit, në Itali - dhe më pas destinacioni përfundimtar ishte Anglia. 

Në pranga ranë dy kushërinj Arjan Doçi, 38 vjeç shoferi i furgonit dhe djali i tezes së tij Mentor Çuni 39 vjeç, pronari i furgonit. 

Lini një Përgjigje