
Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi akuzohet se i mori me forcë nga qafa varësen e floririt, një 68-vjeçareje.
Policia e Beratit ka arrestuar shtetasin Arsen Vrioni.
Ngjarja ka ndodhur afër banesës së të moshuarës në lagjen “Çlirim”, dhe më pas autori është larguar me vrap.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja me inicialet S. A., se një shtetas i kishte marrë me forcë nga qafa, varësen e floririt, organizuan punën dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:Arsen Vrioni, 27 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas dyshohet se i ka marrë me forcë varësen e floririt, nga qafa, shtetases S. A., afër banesës së saj, në lagjen “Çlirim”, dhe më pas është larguar me vrap. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat”, sqaron policia.
Lini një Përgjigje