TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Maj 2024, 11:36

Kthyen banesën në bazë droge dhe e shisnin në shkolla e lokale, arrestohen babë e bir në Lushnjë

Shkruar nga Pamfleti

Kthyen banesën në bazë droge dhe e shisnin në shkolla e

Babë e bir janë arrestuar në Lushnjë, pasi akuzohen se e kishin kthyer shtëpinë në një bazë për përpunimin dhe përgatitjen e dozave të drogave të forta.

Pasi i përpunonin, dozat shiteshin në afërsi të shkollave, në lokale dhe ambiente të ndryshme.

Policia ka sekuestruar në banesën e tyre 420 doza heroine, 77 doza kokaine, një sasi lënde e dyshuar si përzierës i lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike, vlerë monetare që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë "Tempulli", dhe pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në  lagjen "Skënder Libohova", Lushnjë, organizohej veprimtaria kriminale e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, menjëherë kanë organizuar punën për goditjen e kësaj veprimtarie.

Për këtë rast u kapën në banesë duke përgatitur doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kokainë, shtetasi I. B., 61 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi V. B., 32 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

Në vijim të veprimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier u bë i mundur arrestimi i dy shtetasve të mësipërm, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin punën për pregatitjen dhe shitjen e lëndëve narkotike. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e lëndës narkotike, 2 peshore elektronike, vlera monetare dhe 3 celularë", njofton policia.

Lini një Përgjigje