
Autoritetet greke dyshojnë se vrasja që ndodhi sot pasdite ka qenë e mirëorganizuar. 6 shqiptarë u vranë në mënyrë makabre në një atentat mafioz dhe dyshimet janë se kemi të bëjmë me prishje të pazareve të drogës.
Ndërkohë autoritet dyshojnë se vendi ku ndodhi krimi nuk ka qenë i rastësishëm. Autorët e dinin shumë mirë se çfarë po bënin. Ata i kanë monitoruar viktimat dhe ka kanëë ndjekur prej disa ditësh itinerarin e tyre. Ata vendosën të godasin në Loutsa, pasi është një vend ku mund të arratisesh shumë shpejt. Autorët mund të kenë ikur lehtë në Rafinë, Nea Makri apo Athinë.
Autoritetet kanë mbërritur pas 10 minutash nga telefonat që bënë qytetarët, por ku shkuan aty panë vetëm viktima. Autorët kishin mundur të arratiseshin pa lënë asnjë gjumë, që shton dyshimet se e gjitha ishte e mireorganizuar.
Konkretisht, oficerët po hetojnë se anëtarët e mafias së burgjeve shqiptare kanë pasur mosmarrëveshje për afera të paligjshme, si drogë dhe zhvatje, dhe në këtë mënyrë janë urdhëruar të vrisnin pesë pasagjerët dhe shoferin. Nga vendi i krimit rezulton se autorët kanë hequr edhe sende nga makina e viktimave.
Lini një Përgjigje