Kreu i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj ditën e sotme në një komunikim për mediat ka folur në lidhje ngjarjen e rëndë të ndodhur në Don Bosko më 12 mars.
Ai tha se tashmë policia ka emra konkret të personave të përfshirë dhe shtoi se hetimet janë duke vazhduar për ngjarjen dhe nuk mund të japë më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor.
“Lidhur me ngjarjen që ju pyesni pa ndërprerë vazhdion të funksionojë një grup i dedikuar nën drejtimin e prokurorit. Polica ka informacione për persona konktret të përfshirë në këtë ngjarje, për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japim detaje në këto momente.
Në çdo rast që ne do të kemi përparime themelore në këtë hetim do ua bëjmë të ditur mediave dhe publikut.”,tha Tonin Vocaj.
Vrasja në 'Don Bosko', deri më tani mësohet se është bërë në shenjë hakmarrjeje nga grupi i Ervis Martinaj ndaj Fatjon Muratit, pasi dyshohet e ky i fundit ka marrë pjesë në atentatin në Fushë Krujë në 2022, me 3 të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj, kushëriri i “bosit të lojërave të fatit”, i cili prej 9 gushtit rezulton i zhdukur.
Mimoza Paja, 58-vjeç u vra nga breshëria e plumbave që persona ende të paidentifikuar hodhën në drejtim të lokalit të Fajton Muratit, një person i botës së krimit, e ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre dhe 10-vjeçarja.
Lini një Përgjigje