TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2024, 16:12

Atentati në Tiranë, Vocaj: Dy të plagosurit lidhje shoqërore mes tyre, po pinin kafe në lokal

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Tiranë, Vocaj: Dy të plagosurit lidhje shoqërore

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Don Bosko, ku dy persona u qëlluan me armë zjarri, duke mbetur të plagosur.

Edhe pse u tha fillimisht se 22-vjeçari i plagosur ishte kamarier i lokalit, Vocaj deklaroi se ata knë qenë bahskë në tavolinë dhe kanë lidhje shoqërore mes tyre.

Ishin në të njëjtën tavolinë, janë lidhje shoqërore. Nuk është kamarier. Kanë qenë duke pirë kafe në verandën e lokalit. Për objektivin nuk mund ta themi, nga hetimi besoj se do të rezultojë. Mendohet se kanë qenë tre persona, përfshirë dhe drejtuesin e mjetit.

Jemi duke analizuar çështjen, njëri prej tyre ka precedent kriminal. Jemi duke hetuar backgroundin e të plagosurve, për të përcaktuar dhe pistat hetimore. Autorët kanë qëlluar nga automjeti, nuk kanë zbritur. Kemi pamjet filmike dhe kemi një ide të qartë për dinamikën”, tha Vocaj.

 

Lini një Përgjigje