
Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me plagosjen e dyfishtë të ndodhur në “Don Bosko” mesditën e sotme.
Ai tha se policia po punon për sekuestrimin e kamerave të sigurisë në të gjithë zonën, ndërsa shprehet se është gjetur një automjet i djegur i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.
Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja nga një armë zjarri, por nuk është përcaktuar ende tipi i armës që është qëlluar drejt 2 personave. Në automjet është gjetur gjithashtu një armë zjarri që po ekzaminohet.
Sipas Vocajt, atentati dyshohet se është krye nga 3 persona, përfshirë edhe shoferin e makinë.
“Jemi duke kontrolluar në të gjithë zonën për kamerat e sigurisë në biznese dhe ato publike. Në territorin e komisariati nr 5 është gjetur një automjet i djegur, që ka përputhshmëri me atë të përdorur nga autorët, janë identifikuar targat që nuk janë të vjedhura, por numri i shasisë nuk përputhet me automjetin origjinal. Vazhdojnë hetimet për këtë çështje, janë sekuestruar 7 gëzhoja nga një armë zjarri. S’e kemi përcaktuar akoma tipin e kësaj arme. Në automjet është gjetur një armë zjarri që po ekzaminohet”, tha Vocaj.
Lini një Përgjigje