Ky është 22-vjeçari Ronaldo Metushi, kamarieri që u plagos sot në atentatit e Don Boskos.
Makina Volkswagen "Golf 5" që është përdorur nga autorët e ngjarjes në "Don Bosko", është gjetur nga Policia duke u djegur në zonën e Qerekës.
Mendohet se shënjeshtra e atentatit ka qenë 45-vjeçari Kastriot Elezaj, i cili ka qenë duke pirë kafe në një lokal në zonën e “Don Boskos”.
Dyshohet se autori është ndihmuar dhe nga persona të tjerë, i cili është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, ky shtetas ka qenë i maskuar dhe me kapele në kokë. Ai është futur në lokalin ku qëndronte Kastriot Elezi dhe e ka qëlluar me plumb në kraharor.
Pranë tavolinës ka qenë dhe shtetasi Ronaldo Metushi, i cili është kamarier në këtë lokal dhe ka marrë një plumb në këmbë. Të dy të plagosurit ndodhen në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
Besohet se 22-vjeçari Metushi është qëlluar gabimisht nga autori, ndërsa shënjestra e atentatit ka qenë 45 vjeçarit Kastriot Elezi.
Bëhet me dije se autori ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, me silenciator dhe menjëherë pas të shtënave është larguar me shpejtësi me automjetin "Golf 5". Fillimisht u raportua për motor, por mjeti i djegur në fshatin Qerekë pranë Fushë Krujës dyshohet se i përket autorit dhe ka lidhje me ngjarjen.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Kastriot Elezi është person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar në Itali për trafik droge dhe prostitucion.
Lini një Përgjigje