Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar për protestën para Kuvendit ku edhe ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku duket një polic i gjakosur
Siç shihet edhe nga pamjet, policia ka plagë në kokë, e cila është shkaktuar gjatë përleshjes me protestuesit para godinë së Kuvendit të Shqipërisë.
Balla shkruan se kjo nuk është më një protestë paqësore, por një terrorizëm.
“Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit”, shkruan Balla.
Terrorrizem eshte ajo qe beni ju cdo seance plenare Taulant Balla, qe votoni ligje qe shkaterrojne Shqiperine dhe shqipetaret. Polici i demtuar ne foton qe ke shperndare eshte pasoje e politikave tuaja terrorriste, e korrupsionit tuaj terrorrist dhe e pafytyresise suaj. Pse ka dale polici pa skafander? Apo nuk kishit fonde se i keni vjedhur? Kostumi qe ke veshur dhe titulli i deputetit nuk te ben te mencur, por arrogant po. Pse fshihesh Taulant Balla? Ke frike nga vezet apo domatet?
Ky tao tao eshte budall apo ben vete. Populli po lufton me shtetin e korruptuar dhe sigurisht qe ajo plage eshte plaga per shtetin. Ska njeri pune me policet.