TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Mars 2025, 13:40

Lidhje me grupet kriminale, GJKKO lë në burg dy shefat e krimeve dhe ish-efektivin e Operacionales

Shkruar nga Pamfleti

Lidhje me grupet kriminale, GJKKO lë në burg dy shefat e krimeve dhe

GJKKO lë në burg 3 shefat e policisë!

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë “arrest me burg” për shefin e Krimeve në Komisariatin e Himarës, Shkëlzen Ruska, shefin e Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj dhe ish-efektivin e Forcave Operacionale, Erdit Hazizaj.

Prokuroria e Posaçme SPAK nisi një operacion në disa qytete të vendit ndërsa dha masa sigurie për 4 efektivë të dyshuar për lidhje me krimin.

Në pranga janë shefat e krimeve të Himarës, Shkëlzen Ruska, dhe ai i Lushnjës Ervis Alisinanaj. Ky i fundit shkarkua në vitin 2022 nga Drejtori i Policisë së Shtetit të asaj kohe Gledis Nano, pas ngjarjes tragjike, ku polici Arjan Tase përplasi për vdekje një 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe ish-efektivi i policisë Erdit Hazizaj që është larguar po në 2022 nga policia. Ai kandidoi për Bashkinë e Roskovecit. Ndërsa është shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi.

SPAK “zbërtheu” dy grupe kriminale, aktivë në harkun kohor 2019-2021, një nga të cilët dyshohet se drejtohej nga Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës, biznesmenit të ekzekutuar në dhjetor 2022 në Tiranë.

Ndonëse SPAK mori dritë jeshile për 10 arrestime nga Gjykata, Policia e Shtetit gjeti dhe prangosi vetëm tre prej tyre. Ata akuzohen se kanë shfrytëzuar pozicionin e Policisë së Shtetit, duke dihmuar drejtuesit e grupit kriminal me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale, si edhe duke u krijuar siguri anëtarëve të grupit kriminal.

Akuzat ndaj 4 efektivëve:

-Shkëlzen Ruska akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

-Për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj. Këtij të fundit i rëndon edhe akuza e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

-Erdit Hazizaj është personi i tretë i arrestuar nga AMP. Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj. 

-Elvis Dervishi akuzohet për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

 

Lini një Përgjigje