TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Mars 2025, 12:03

"I kam lidhjet me shtetin"/ Bisedat në Sky Ecc, si policët informonin trafikantët për aksionet antidrogë

Shkruar nga Pamfleti

"I kam lidhjet me shtetin"/ Bisedat në Sky Ecc, si policët

Në dosjen e SPAK, dalin bisedat në të cilat një trafikant tregon i shqetësuar se ka investuar 250 dhe do fitojë 650 mijë euro dhe sipas tij po humbiste shumë edhe pse kishte lidhje në shtet.

Trafikanti shkruan se herë tjetër do veprohet jashtë vendit duke kujtuar dëmin qe i është bërë prej 1.7 milionë euro pasi iu bllokua në Greqi.

Sipas gazetares Anila Hoxha, oficerët e arrestuar dhe një tjetër në kërkim ndihmonin për dhënien e informacionit për aksionet antidrogë.

Ndërkohë që në listën e të kërkuarve që jetojnë jashtë dhe janë në kërkim nga SPAK përveç Kristo Qiricit janë edhe Benci Toska, Shkëlqen Kraja, Xhino Nebi, Luic Bala.

Dy kryesorët nga hetimi i deritanishëm janë Kristo Qirici dhe Eldjon Alushaj, ndërsa në bisedat e Sky Ecc nga të dyshuarit përmenden edhe emra të tjerë oficerësh të policisë si dhe zyrtarë.

Lini një Përgjigje