
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e djeshme në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem, ku 2 persona humbën jetën ndërsa 5 persona të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë, me dëmtime të lehta u paraqiten edhe 9 të tjerë.
Një automjet u përplas me një furgon udhëtarësh i drejtuar nga 44-vjeçari Anesti Bufi, ndërsa mësohet se viktimat janë drejtuesi dhe pasagjerja e automjetit, nënë e bir. Viktimat u identifikuan si Fatbardha Shahini dhe Klodian Shahini.
Përplasja ishte tepër e fortë, duke shkatërruar automjetin dhe bllokuar viktimat brenda tij. Fatkeqësisht, të dy humbën jetën në vend.
Raportohet se tre prej pesë të plagosurve janë dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar pasi gjendja e tyre është përkeqësuar. Ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes.
Lini një Përgjigje