TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Mars 2025, 07:45

Aksidenti tragjik në aksin Elbasan-Peqin, nënë e bir mbetën viktimë e përplasjes së rëndë

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik në aksin Elbasan-Peqin, nënë e bir mbetën
Aksidenti tragjik në aksin Elbasan-Peqin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, ku humbën jetën 55-vjeçarja Fatbardha Shahini dhe djali i saj, Klodian Shahini.

Nënë e bir po udhëtonin me një automjet tip “Mercedes Benz” kur u përplasën nga një furgon i drejtuar nga 44-vjeçari Anesti Bufi.

Përplasja ishte tepër e fortë, duke shkatërruar automjetin dhe bllokuar viktimat brenda tij. Fatkeqësisht, të dy humbën jetën në vend.

Nga aksidenti u plagosën edhe drejtuesi i furgonit dhe katër pasagjerë që ndodheshin në mjet, të cilët u dërguan në spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes.

aksidenti tragjik në aksin elbasan-peqin

Lini një Përgjigje