Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona.
Një automjet u përplas me një furgon udhëtarësh. Policia bën me dije se viktimat janë drejtuesi dhe pasagjerja e automjtetit, nënë e bir. Viktimat janë identifikuar si Fatbardha Shahini dhe Klodian Shahini.
Ndërsa kanë mbetur të plagosur drejtuesi i furggonit dhe 4 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
"Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Sh.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje