TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2025, 21:11

SPAK operacion në disa qytete të vendit, lëshohen rreth 10 urdhër-arreste; në pranga 3 efektivë policie

Shkruar nga Pamfleti

SPAK operacion në disa qytete të vendit, lëshohen rreth 10

Operacioni ka ardhur pas zbërthimit të mesazheve në SKY Ecc...

Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me policinë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore kanë nisur një operacion në disa qytete të vendit.

Mësohet se janë lëshuar afro 10 urdhër-arreste nga GJKKO, me kërkesë të SPAK. 4 prej tyre për efektivë policie.

Sipas informacioneve, janë kryer kontrolle në disa qytete të vendit, si Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastrës, Sarandë e më gjerë.

Në pranga kanë rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ruska akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

SPAK operacion në disa qytete të vendit, lëshohen rreth 10
Shkëlzen Ruska

Për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj. Këtij të fundit i rëndon edhe akuza e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

SPAK operacion në disa qytete të vendit, lëshohen rreth 10
Ervis Alisinanaj

Erdit Hazizaj është personi i tretë i arrestuar nga AMP. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj. Ai ka qenë kandidati për kryetar Bashkie në Roskovec në zgjedhjet e vitit 2023 nën siglën e “Bashkë fitojmë”.

SPAK operacion në disa qytete të vendit, lëshohen rreth 10
Erdit Hazizaj

Ndërsa është shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi i akuzuar për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

Sipas informacioneve, operacioni ka ardhur pas zbërthimit të mesazheve në SKY Ecc, ku janë zbuluar të tjera lidhje mes botës së krimit dhe policisë.

Lini një Përgjigje