TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2025, 21:55

Operacioni i SPAK/ U emërua vetëm disa muaj më parë, kush është Shefi i Kufirit në Sarandë i shpallur në kërkim?

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK/ U emërua vetëm disa muaj më parë, kush

Elvis Dervishi është një prej efektivëve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit të SPAK që po zhvillohet këtë të shtunë.

Dervishi aktualisht në postin e shefit të Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë akuzohet nga SPAK për “trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

Para se të emërohej në këtë post Dervishi ka qene Kryekomisar. Dervishi, me një eksperiencë të gjatë në sektorët e policisë kufitare, është transferuar në Sarandë pas detyrës së mëparshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Elvis Dervishi zëvendësoi në detyrën e shefit Fadil Velin, i cili u emëruar Shef i Sektorit të Kufirit në Drejtorinë e Policisë për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër.

 

Lini një Përgjigje