TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Mars 2025, 09:14

Transportonte armë dhe municionin, arrestohet 15-vjeçari në Mirditë; i sekuestrohen granata dhe kallashnikov (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Transportonte armë dhe municionin, arrestohet 15-vjeçari në
Arrestohet 15-vjeçari në Mirditë

Një 15-vjeçar është arrestuar në Mirditë pasi u kap në flagrancë teksa transportonte armë dhe municionin.

15-vjeçari me inicialet E. S., banues në Burrel u kap në afërsi të fshatit Fang, teksa transportonte 3 granata, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Transportonte armë dhe municionin, arrestohet 15-vjeçari në
Armët e sekuestruara

'Sekuestrohen 3 granata, 1 kallashnikov dhe municion luftarak.
Vihet në pranga 15-vjeçari që u kap në flagrancë teksa transportonte armët dhe municionin.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas po transportonte armë zjarri dhe armë shpërthyese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, finalizuan operacionin e koduar “Sinjali”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në afërsi të fshatit Fang, teksa transportonte 3 granata, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, shtetasi E. S., 15 vjeç, banues në Burrel.
Në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, të cilës iu referuan materialet procedurale për rastin, po kryhen hetime për të provuar qëllimin e transportimit të këtyre sendeve, nga 15-vjeçari, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.', njofton policia.

arrestohet 15-vjeçari në mirditë

Lini një Përgjigje