TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Mars 2025, 13:20

Ndërroi jetë në mënyrë misterioze, Policia gjen armë dhe dro*gë, në shtëpinë e vëllait të Unikkatilit

Shkruar nga Pamfleti

Ndërroi jetë në mënyrë misterioze, Policia gjen

Lajmi për humbjen e Mentor Palokajt, vëllait të reperit të famshëm, Viktor Palokaj, njohur si ‘Unikkatil’ mbushi titujt e portaleve mbrëmjen e së dielës.

I riu u gjet pa shenja jete në banesën e tij dhe sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Arbëria’. Policia konfirmoi se vdekja e Mentor Palokajt u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur armë zjarri dhe substanca narkotike në banesën e tij. Reperi Sadik Gjokaj, i njohur si Kobra, ka konfirmuar vdekjen e vëllait të Unikkatilit.

Në një postim në Facebook, Kobra shprehu trishtimin e tij për këtë humbje, duke shkruar: “I tronditur nga vdekja e parakohshme të shokut tim Mentor Palokaj, pusho në paqe.”

unikkatil arme dhe droge mentor palokaj

Lini një Përgjigje