TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Mars 2023, 16:01

Kontrollet në Vlorë, policia ndalon dy persona; dyshohet se mund të kenë lidhje me sulmin ndaj “Top Channel”

Shkruar nga Pamfleti

Kontrollet në Vlorë, policia ndalon dy persona; dyshohet se mund

Policia ka ndaluar dy persona, që dyshohet se mund të kenë lidhje ose janë në dijeni mbi autorët e sulmit ndaj Top Channel.

Mësohet se ndalimi i tyre është bërë në Vlorë, ndërsa raportohet se bëhet fjalë për dy të rinj nga Shkodra.

Sipas “Ora Neës”, ata kanë qenë duke lëvizur me makinë pas ngjarjes dhe ndalimi është kryer pas një pike kontrolli.

Për dy personat nga grupi hetimor nuk përjashtohet mundësia që të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë.

Sulmi ndaj televizionit ndodhi rreth orës 01.00 pas mesnate dhe për pasojë u vra roja Pal Kola, 60 vjeç.

 

top channel sulme arrestime

Lini një Përgjigje