TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2023, 15:37

Sulmi me armë ndaj “Top Channel”, autorët dyshohet se janë arratisur drejt Vlorës

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi me armë ndaj “Top Channel”, autorët dyshohet se

Autorët e sulmit ndaj Top Channel dyshohet se janë arratisur drejt Vlorës.  

Policia e Vlorës ka bërë kontrolle në disa akse rrugore, ku kishte dyshime se autorët mund të vinin në qytetin bregdetar.

“Kemi punuar gjatë gjithë natës, kemi një pistë ku po punojmë dhe shpresojmë shumë të zbardhim ngjarjen”, u shpreh drejtori i policisë së Vlorës.

Disa persona janë shoqëruar deri më tani, ndërsa kontrollet vazhdojnë dhe në dalje të autostradës Fier-Vlorë, ku dyshohet se mund të jenë hedhur armë zjarri.

Ndërkohë, makina që dyshohet se është e autorëve u gjet e djegur disa orë më pas ngjarjes në autostradën e Kavajës. Mësohet se makina dhe targat ishin të vjedhura. Këto të fundit, janë vjedhur një muaj më parë.

“Range Rover” është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave. Në makinë ndodheshin dy armë kallashnikovë, me të cilat autorët ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt godinës së televizionit kombëtar.

Armët janë dërguar në laboratorin shkencor për t’u krahasuar me të dhënat e policisë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

top channel vlore sulme

Lini një Përgjigje