TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2026, 20:15

Klod Cara sërish protagonist në Greqi, kreu i “Mafies së Burgjeve” merr përsipër sulmin ndaj Dhimo Meçit

Shkruar nga Pamfleti
Klod Cara sërish protagonist në Greqi, kreu i “Mafies së
Klod Cara dhe Dhimo Meci

Lekocaj shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dalë se ka lidhur fije të grupeve kriminale, duke u vënë ose atyre ose vetes në dispozicion vrasës me pagesë.

49-vjeçari Klodian Lekocaj, i njohur edhe me emrin Klod Cara, vijon të jetë në qendër të hetimeve të autoriteteve greke për veprimtari të dyshuara kriminale brenda sistemit penitenciar. Së fundmi, ai ka firmosur një deklaratë me shkrim, ku pranon se ka dhënë urdhrin për sulmin me thikë ndaj 46-vjeçarit Dhimitër Meçi, i ndodhur më 29 janar 2026 në burgun e Malandrinos.

Në deklaratën e tij, Lekocaj shprehet: “Kërkoj të merrem në pyetje për sulmin ndaj Dhimo Mecit në 29/01/2026 në Malandrino. Unë e dhashë urdhrin për sulmin. Nuk dua të përzihet asnjë që nuk ka faj. Mund ta vërtetoj vetëm nëse për ndonjë arsye nuk mund të më ftoni.”

Paralelisht me këtë zhvillim, policia greke ka zhvilluar një operacion brenda burgut ku ndodhet Lekocaj, duke zbuluar një rrjet të organizuar për futjen e lëndëve narkotike në qeli.

Sipas hetimeve paraprake, Lekocaj dyshohet se vepronte si organizator dhe drejtues i një organizate kriminale, duke koordinuar furnizuesit, transportin, importimin dhe shpërndarjen e drogës brenda Qendrës së Paraburgimit, si dhe menaxhimin e të ardhurave nga shitja.

Në pranga përfunduan edhe tre persona të moshave 27, 23 dhe 20 vjeç, ndërsa në dosje përfshihet edhe një person tjetër.

Kush është Klod Cara?

Klod Cara alias Klodian Lekocaj, 48 vjeç, një personazh kontrovers është kthyer në qendër të vëmendjes vitet e fundit për shkak të etiketimit nga media greke si kreu i së ashtuquajturës “Mafia e Burgjeve”. Se sa realisht ai është i tillë, kjo nuk dihet, pasi vetë ai në daljet publike në media e konsideron veten “të varfër”, “të pafajshëm”, “të përdorur” ndërkohë që faktet, dëshmitë dhe përgjimet që disponon policia greke të çojnë drejt mendimit se realisht Lekocaj ka pasur dhe ka ende një rol të rëndësishëm në botën e nëndheshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke.

Lekocaj shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dalë se çuditshëm ka lidhur fije të grupeve kriminale duke u vënë ose atyre ose vetes në dispozicion vrasës me pagesë. I tillë ishte dhe rasti i 14 shtatorit 2022 kur policia greke arrestoi rastësisht dy shqiptarët Viktor Çala, 39 vjeç, dhe Andi Beqiri, 23 vjeç. Ata u kapen në Athinë, pasi ne automjetin e tyre u gjetën të fshehura 2 Kallashnikovë dhe 1 thike, ndërsa në banesë 1 pistoletë.

Hetimi i policisë zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së një shtetasi grek dhe tentativës së vrasjes së një shqiptari, të dyja ngjarje të ndodhura në muajin korrik 2022. Për vrasjen e grekut ai deklaroi se ishte urdhëruar nga Klodian Lekocaj, për shkak të prishjes së pazareve te drogës. Kështu 48-vjeçarit, i cili në kartelat greke njihet edhe si “Luli” apo “Ilia” i’u shtua atëherë edhe një akuzë tjetër pas akuzave te mëparshme për urdhërimin e vrasjeve te Avokatit grek Mixalis Zafiropoulos, të të burgosurit Arbër Bako, të të burgosurit Bardhyl Tusha, përfshirje në tentativën e vrasjes së një pakistanezi, gjobëvënie ndaj ish-Ministrit grek Dimitri Tsovola, ndihmë në arratisjen e të burgosurve Leonard dhe Elvis Pepa etj.

Lekocaj në fakt veç urdhrave, ka precedentë dhe si autor i drejtpërdrejtë. Fillimisht është arrestuar në 1997 për vjedhje. Në 2003 ishte arratisur nga Burgu i Volos ndërsa në 2005 në Agio Pantaleimona plagosi me armë zjarri në bark një shqiptar e me pas në të njëjtin vend në 2006 bashkë me dy shqiptarë plagosi me thikë një bashkëkombës të tijin.

Në 2013 u arrestua për trafik droge dhe vjedhje dhe u dergua në burgun e Korfuzit ku pasi mori leje u arratis në 2014 dhe pas disa ditësh bashkë me Arbër Bakon mori pjesë në tentativën e grabitjes me pasojë plagosjen e një egjiptiani ndërsa në 31 tetor 2014 bashkë me Arber Bako, Olti Dulce dhe një polak kryen një vrasje në zonën e Metaksurgios.

Përfundimisht Lekocaj u arrestua në nëntor 2014 në Sepolia, në shoqërinë e Dhimo Mecit. Arrestimi i tyre erdhi pas ngjarjes së Mikrolimanos ku Arbër Bako me një Kallashnikov plagosi disa klientë të një lokali në zonë.

Klodian Lekocaj është përmendur të ketë pasur lidhje edhe me shqiptarët Elvis Bogdani dhe Ari Papa të ekzekutuar më parë në Greqi.

Në 2019 Lekocaj u akuzua se rekrutoi një vrasës me pagesë nga Shqipëria për të ekzekutuar një pakistanez ndërsa në mars 2023 ndaj Lekocajt u ngrit akuzë për gjobvënie 100 mijë euro ndaj një biznesmeni grek.

Në prill 2025 Lekocaj u akuzua për porositjen e atentatit ndaj shqiptarëve Kristjanis Stefa dhe Florian Bajraktari, ndodhur në 23 shtator 2024.

klod cara dhimo meci greqi

Lini një Përgjigje