TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2026, 16:27

U vra në Itali pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
U vra në Itali pas një sherri në një klub nate, publikohet
Kevin Muharremi

Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në makinë në Montecalvoli di Santa Maria a Monte, në provincën e Pizës.

Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e të riut që gjeti vdekjen nga plumbat. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 në Via della Repubblica, në qendër të qytetit. Sipas të dhënave paraprake, i riu po kthehej nga një klub nate në zonën e Valderës, ku më herët ishte përfshirë në një konflikt.

Në momentin e sulmit ai ndodhej në sediljen e pasagjerit, ndërsa në makinë ishin edhe një mik dhe një kushëri i tij. Të shtënat erdhën nga një automjet tjetër në lëvizje. Hetuesit dyshojnë se ngjarja lidhet me sherrin e ndodhur në ambientet e klubit dhe po verifikojnë nëse autorët dhe viktima njiheshin mes tyre.

Muharremi punonte në një lavazh makinash në Fucecchio.

Banorët e zonës deklaruan se dëgjuan të paktën tre të shtëna dhe më pas thirrje që njoftonin se 25-vjeçari ishte vrarë. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

25-vjeçarit shqiptar vrasje kevin muharremi

Lini një Përgjigje