Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës ndaj 14 protestuesve që u arrestuan gjatë dhe pas protestës së thirrur nga Partia Demokratike në 10 shkurt.
Protestuesit u arrestuan pas përplasjeve të forta të krijuara te Parlamenti, ku u hodh edhe sasia më e madhe e molotovëve, ndërsa policia përdori gazin lotsjellës, ujin me presion, por edhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë turmën.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, Prokuroria kërkoi që dy nga protestuesit të qëndronin në qeli, tre në arrest shtëpie dhe për nëntë të tjerë “detyrim paraqitjeje”. Por Gjykata vendosi që për të 14 të arrestuarit të vendosej “detyrim paraqitje”. Kjo masë sigurie është e njëjtë me atë që u vendos ndaj 7 protestuesve të tjerë, një ditë më parë, të cilët për shkak të moshës (të mitur) u ndanë nga grupi tjetër I protestuesve të arrestuar.
Policia pretendoi se si pasojë e molotovëve janë lënduar 16 punonjës policie, ndërsa nuk u raportua asnjë e dhënë se sa qytetarë mbetën të lënduar si pasojë e gazit lotsjellës, ujit me presion apo shkopinjve të gomës. I vetmi rast I raportuar ishte lëndimi që pësoi deputeti demokrat Bledjon Nallbati, i cili u godit nga një grup policësh të forcave speciale.
Emrat e protestuesve
Kreshnik Çeço
Klodian Bajrami
Leonid Tusha
KLejdi Subashi
Ramazan Nuhu
Geraldo Demiraj
Danjel Kulla
Arbri Ujkaj
Suzana Dimushi
Xhersi Velçanaku
Florian Nuhu
Andrea Kulla
Artur Kadria
Fabiol Ahmet
Lini një Përgjigje