TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2026, 14:51

Aksidenti i rëndë në Athinë, zbardhet identiteti i 16-vjeçarit shqiptar që humbi jetën

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti i rëndë në Athinë, zbardhet identiteti i
Pamje nga aksidenti në Greqi

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku automjet me të cilin po udhëtonin 3 të mitur, njëri prej të cilëve shqiptar, është përplasur me një pemë. 

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur një 15-vjeçar dhe janë plagosur 2 të miturit e tjerë. Mësohet se identiteti i shqiptarit që humbi jetën është 16-vjeçari shqiptar Eljon Metaj.

Ngjarja u regjistrua në rrugën “Dhimgokratias”, në zonën Luca, në periferi të kryeqytetit grek. Sipas raportimeve nga mediat greke, tre adoleshentë udhëtonin me një automjet, kur drejtuesi dyshohet se humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke u përplasur me një pemë. Përplasja rezultoi fatale për 16-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në vend. Ndërsa dy të miturit e tjerë u transportuan në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej adoleshentëve kishte marrë çelësat e automjetit nga çanta e nënës dhe më pas kishte dalë për xhiro së bashku me dy shokët e tij. Dyshohet se mjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara në momentin e aksidentit.

Autoritetet greke kanë ndaluar drejtuesin e automjetit në spital, si dhe prindërit e tij, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morg për veprimet e mëtejshme. Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit po kryhen nga policia rrugore e Drejtorisë së Policisë së Athinës.

"Ambulancat erdhën menjëherë. Njëri nga fëmijët doli nga makina. Dëgjuam një zhurmë, por nuk e dinim se çfarë e shkaktoi", tha një dëshmitar.

Lini një Përgjigje