Sulmohet me thikë në burgun e Malandrinos, Dhimitër Meçi...
Vetëm pak ditë pas vrasjes brutale të shqiptarit Jani Aliaj, një tjetër sulm me thikë ka ndodhur në burgjet greke.
Sipas gazetës "Protothema", këtë herë shënjestër ka rënë Dhimitër Meçi, ‘killeri’ nga Gjirokastra që tentoi eliminimin e ‘bosit’ të mafies greke Giannis Lalas.
Sipas mediave greke, Meçi i njohur me nofkën "Dhimos", është figurë e njohur në qarqet kriminale greke dhe i përfshirë në atentatin ndaj bosit të mafies greke Giannis Lalas. Ndaj tij u qëllua me breshëri kallashnikovi, por Lalas shpëtoi.
Meçi u sulmua e thikë menjëherë pas transferimit në burgun e sigurisë së lartë në Malandrino, duke mbetur i plagosur. Sipas autoriteteve greke, ai është i lidhur me emra të rëndësishëm të mafies greke, përfshirë edhe Panagiotis Vlastos.
Dhimitër Meçi, u arrestua në muajin dhjetor 2025, si i dyshuar për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Giannis Lalas. Meçi, 45-vjeç me origjinë nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, është etiketuar si vrasës me pagesë nga mediat greke, dhe i skeduar më parë për ngjarje të rënda kriminale. Dhimitër Meçi, i njohur shkurt si Dhimo, u vu në pranga pas një operacioni të së ashtuquajturës “FBI” greke, bashkë me 5 persona të tjerë, 3 shqiptarë e dy grekë, mes tyre një femër.
Ata akuzohen për ngjarjen e 16 majit 2025, kur nga një motor u hap zjarr ndaj automjetit tip “Mercedes-Benz” të blinduar të 41-vjeçarit Giannis Lalas. Ndaj tij u qëllua rreth 40 herë, por makina e blinduar i shpëtoi. Ngjarja u shënua në Ano Liosia të Athinës, ku shënjestra u ndoq nga dy atentatorët.
Lalas, një emër i njohur në qarqet mafioze greke, ishte arrestuar dhe më pas liruar për vrasjen e gazetarit grek Jorgo Karaivaz dhe boksierit Hari Kontogiorgi. Madje, së fundmi konsiderohej si krahu i djathtë i kriminelit famëkeq ukrainas, “Etnik”, i cili jetoj në Dubai dhe konsiderohet përgjegjës për shumë ngjarje kriminale, përfshirë vrasje, në Greqi.
Dhimitër Mevci rezulton i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale si vjedhje, grabitje, tentativë vrasje, vrasje e organizatë kriminale. /Pamfleti
Lini një Përgjigje