TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Janar 2026, 20:47

Gjyqi ndaj Franc Çopja në Belgjikë, dëshmon partnerja e tij: Nuk është agresiv!

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi ndaj Franc Çopja në Belgjikë, dëshmon partnerja e

Seanca e së enjtes në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel u shoqërua me dëshmitë e disa personave në procesin gjyqësor ndaj nëntë të pandehurve për vrasjen e Ardit Spahiut, të ndodhur më 27 nëntor 2020 në lagjen Molenbeek.

Ndër dëshmitarët ishte edhe partnerja aktuale e Franc Çopjas, i konsideruar si i dyshuari kryesor në këtë çështje.

Ajo dëshmoi përmes video-lidhjes nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e përshkruar atë si një njeri të qetë dhe besnik, që sipas saj nuk kishte shfaqur kurrë sjellje agresive, shkruan "La Libre".

Ajo deklaroi se nuk kishte dijeni për përfshirje të tij në veprimtari kriminale dhe këmbënguli në pafajësinë e partnerit.

Më herët gjatë seancës, një dëshmitar shqiptar nga Elbasani, rreth 30 vjeç, deklaroi se kishte njohuri për konfliktin mes familjeve Alibej dhe Çopja, të cilat sipas tij ndodhen në një përplasje të vazhdueshme që prej vitit 2018. Kryetarja e trupit gjykues e pyeti atë lidhur me një incident të ndodhur në vitin 2017 në një lokal në Elbasan, ku ishte përfshirë edhe Franc Gergely.

Fillimisht, dëshmitari e minimizoi ngjarjen duke e cilësuar si një sherr të zakonshëm, por gjykata rikujtoi se sipas raportimeve mediatike ishin përdorur armë zjarri, çka ai më pas e pranoi. Ai po ashtu hodhi poshtë një pjesë të dëshmisë së dhënë më herët nga një përfaqësues i familjes Alibej, duke e cilësuar atë si të pavërtetë.

Në vijim, një ekspert i fushës së ADN-së informoi gjykatën se në vendin e ngjarjes ishin identifikuar vetëm gjurmët biologjike të viktimës dhe të drejtuesit të automjetit ku ai ndodhej pak para se të vritej.

Lini një Përgjigje