
Një administratore e një lokali në Vlorë është arrestuar nga policia pasi shfrytëzonte për prostitucion kundrejt pagesës një 39-vjeçare, e cila po ashtu është vënë në pranga.
41-vjeçarja është identifikuar si Entela Kamberaj, e cila shfrytëzonte për prostitucion kundrejt pagesës 39-vjeçaren me inicialet E.Ç, me klientë të ndryshëm që frekuentonin lokalin që administronte.
Policia ka sekuestruar një shumë parash e dyshuar e përfituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm si dhe një dozë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.
Ato akuzohen për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, pas një hetimi tre-mujor të zhvilluar me metoda speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u finalizua operacioni policor “MIDNIGHT”.
Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetaset:
Entela Kamberaj, 41 vjeçe dhe E. Ç., 39 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë.
Nga hetimet rezultoi se shtetasja Entela Kamberaj shfrytëzonte për prostitucion kundrejt pagesës shtetasen E. Ç., me klientë të ndryshëm që frekuentonin lokalin që 41-vjeçarja administronte, në qytetin e Vlorës.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetases Entela Kamberaj, i është gjetur dhe sekuestruar një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga ky aktivitet kriminal, si dhe një dozë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje