TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Tetor 2024, 10:36

Karabinierët italianë 'surprizojnë' 26-vjeçarin shqiptar, kapet brenda shtëpisë me 36 kg kokainë dhe 70 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti
Karabinierët italianë 'surprizojnë' 26-vjeçarin
Karabinierët italianë

Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali pasi u kap me 36 kg kokainë dhe 70 mijë euro.

Ai ran ë sy të karabinierëve, teksa po lëvizte në mënyrë të çuditshme në mes të rrugës, në via Cavalieri Ducati, në Borgo Panigale.

Kur policia u afrua për ta kontrolluar ose të paktën për ta larguar nga rruga, djali, i cili rezultoi se ishte një shqiptar 26-vjeçar në gjendje krejtësisht të turbullt, ndoshta për shkak të ndonjë substance që kishte marrë, filloi të thoshte gjëra të pakuptimta dhe më pas ai drejtoi policinë në shtëpinë e tij, një apartament përgjatë së njëjtës rrugë.

Në atë moment, policët u ngjitën dhe gjetën një “surprise”: të mbështetur mbi një dollap, të fshehur jo fort mirë, aty ishte një çantë plot me para. Rreth 70 mijë euro në kartëmonedha. Policët vendosën të vazhdonin me kontrollin e shtëpisë dhe gjetën të fshehura edhe 36 kilogramë kokainë.

Në atë moment, përveç agjentëve të komisariatit të Santa Violës dhe karabinierëve, kanë ndërhyrë edhe punonjësit e shëndetësisë, duke qenë se i dyshuari ishte ende në gjendje jot ë mirë dhe rezultonte i pakontrollueshëm, prandaj u desh që të transportohej në spital me ambulancë.

Në përfundim të kontrollit, u sekuestruan mijëra euro cash, me shumë gjasa që besohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës dhe lënda narkotike; këto të fundit më pas do të analizohen në laboratorët përkatës nga hetuesit. Hetimet e mëvonshme do të kryhen nga policia.

26-vjeçari shqiptar, megjithatë, sapo doli nga spitali, u arrestua bashkërisht nga policia dhe karabinierët dhe do të duhet të përgjigjet për akuzën e posedimit për qëllime të trafikut të lëndëve narkotike.

Lini një Përgjigje