TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Tetor 2024, 08:31

Vrasja e 28-vjeçarit shqiptar në Athinë, dalin pamjet si dy vëllezërit e ekzekutuan në mes të rrugës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e 28-vjeçarit shqiptar në Athinë, dalin pamjet si dy
Vrasja e 28-vjeçarit shqiptar në Athinë

Një 28- vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme në Greqi.

Siç raportojnë mediat greke, autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë janë dy kushërinj të tij, vëllezër të moshës 17 dhe 19 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 kur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po lëviznin pranë kryqëzimit të rrugëve Chania dhe Patisia, panë të rrëzuar përtokë 28-vjeçarin Denis Loka.

Ai u dërgua me ambulancë në spitalin “Evangelismos”, por nuk mundi që të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital.

Vrasja e 28-vjeçarit shqiptar në Athinë, dalin pamjet si dy

Rreth një orë më vonë dy vëllezërit janë paraqitur në komisariatin e Kipselit dhe kanë rrëfyer se kanë vrarë 28-vjeçarin, i cili kishte shkuar së fundmi në Greqi.

17-vjeçari ka treguar në polici se ka qenë ai që ka plagosur për vdekje 28-vjeçarin, ndërsa 19-vjeçari ka qenë bashkëpunëtor.

Vrasja e 28-vjeçarit shqiptar në Athinë, dalin pamjet si dy

Sipas mediave greke vrasja ka ndodhur për hakmarrje, pasi sipas dëshmisë së vëllezërve kur kanë qenë fëmijë, 28-vjeçari ka abuzuar seksualisht në Shqipëri. Kur u takuan ata debatuan për atë që pretendojnë se ka ndodhur në të kaluarën. Viktima ka tentuar t’i qetësojë, por ka ndodhur një sherr, i cili ka sjellë plagosjen fatale të 28-vjeçarit.

 

denis loka athinë

Lini një Përgjigje