Një tjetër anëtar i grupit të mashtruesit Florian Gjergji ka rënë në pranga e Policisë së Tiranës.
Bëhet fjalë për 27-vjeçarin, Saimir Reka i cili një vit më parë ka arritur t’i marrë në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, 100 mijë euro biznesmenit Flamur Rrushi, duke u hequr si Taulant Balla.
Ky person u kap në zonën e quajtur “Allias”, pasi kërkohej nga Policia e Elbasanit.
“Ndalohet shtetasi S. R. (H)., 27 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Allias”, pasi kërkohej nga Policia e Elbasanit, i akuzuar se më datë 31.04.2024, në bashkëpunim me 3 shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë 100 000 euro, shtetasit F. Rr.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, në kuadër të këtij operacioni, u arrestua edhe një 42-vjeçar.
Ai akuzohet se iu merrte shtetasve, 300 000-400 000 lekë parapagesa, duke i mashtruar se do të kryente për llogari të tyre, punime me duralumin.
Lini një Përgjigje