TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Prill 2023, 12:45

Ishte pjesë e grupit që shpërndante drogë në gjimnaze, Arlinda Rama arrestohet sapo zbret në aeroportin e Rinasit

Shkruar nga Pamfleti

Ishte pjesë e grupit që shpërndante drogë në gjimnaze,

Ditën e sotme shtetasja Arlinda Rama është arrestuar në Rinas, sapo është futur në territorin shqiptar pasi ishte e shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal.

Kjo e fundit ishte shpallur në kërkim nga sektori i narkotikëve në policinë e Tiranës si pjesë e grupi kriminal që shpërndante dhe shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.

Arlinda Rama po kthehej nga jashtë shtetit, pasi ishte larguar një javë para operacionit policor.

E reja ishte pjesë e operacionit të 22 marsit, të koduar “Harta”, ku 20 persona u arrestuan, dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës të akuzuar për shpërndarje të drogës në gjimnaze të kryeqytetit.

Të arrestuarit e tjerë janë: Fabian Qoku,Redi Lolaj, Eduard Hysa, Dorjano Çela, Enver Mehmeti, Fatbardh Bardhi, Martin Kuka, Marsel Gjona, Mariglen Hoxha, Muharrem Tarushi, Polikron Shabani, Erion Xhaxho, Altin Llani, Jurgen Hasamataj.

Nderkaq, kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në konferencë të posaçme për mediat në lidhje me aksionin antidrogë bëri më dije së janë sekuestruar 2 kg kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, 5 mln lekë, 11 automjete dhe 29 aparate celulari.

arlinda rama rinas arrestim

Lini një Përgjigje