Apeli ka lënë në fuqi vendimin e GJKOO për dënimin me 8 vite e 8 muaj burg.
Gentian Malindi u arrestua në shtator të 2022.
Malindi ishte në kërkim pas operacionit të zhvilluar në Durrës ku u kapën 137 kg kokaine, në 2019.
Ai u arrestua teksa po lëvizte me automjet, por në momentin që u fut në ambientet e lokalit është arrestuar nga shërbimet e komisariatit të policisë së Vorës.
Gjithashtu rezultonte se ishte me dokumente false kosovare pasi policisë i ka paraqitur dokumente false kosovare me iniciale A.Z.
Kujtojmë se më 19 shtator të 2019 në Portin e Durrësi, në anijen “Eniway” u gjetën 173 kg kokainë.
Ndërsa Gentian Malindi ishte pronari i anijes.
Si ndodhi ngjarja?
Droga ishte nisur nga Ekuadori dhe u pikas në portin e Pireut në Greqi, dhe më pas përfundoi në portin e Durrësit. Bëhet fjalë për 4 kontejnerë me banane dhe në brendësi të tyre kanë qenë 137 kilogramë kokainë. Kontejnerët u zbuluan në Pire, aty ku policia greke gjeti drogën e nisur nga Ekuadori. Në 4 kontejnerët me destinacion Shqipërinë, policia ka patur të dhëna se në tabanin e dyshemesë së tyre ka patur kokainë. Policia greke nuk ka ndërhyrë, por ka dhënë informacion tek pala shqiptare. Kontejnerët kanë ardhur në Shqipëri, dhe prokuroria shqiptare, bashkë me policinë, kanë hequr drogën dhe kanë vendosur pako me oriz dhe GPS (gjurmues lokalizator). Pas tri ditësh, në Portin e Durrësit kanë shkuar dy personat, Gentian Maldini dhe Altin Myslimhaka, të cilët po prisnin të merrnin drogën, por në vend të kokainës kanë marrë orizin.
Lini një Përgjigje