TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Prill 2023, 11:12

Vrasja e Stiven Toshkesit, shpallet në kërkim djali i Admir Muratajt; 2 muaj më parë e kërcënoi me jetë dhe e goditi me hanxhar

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Stiven Toshkesit, shpallet në kërkim djali i Admir Muratajt;

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit, Stiven Toshkesi.

Burime bëjnë me dije se policia ka shpallur në kërkim Arbër Muratajn, djalin e Admir Muratajt i cili mbeti i vrarë në 2019 në grabitjen e Rinasit.

Policia ka shkuar në banesën e Muratajt por nuk e ka gjetur aty, ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur edhe një sasi kanabisi dhe është arrestuar kushëriri i Arbër Murataj, i cili ndodhej në shtëpi.

Policia bën me dije se 18-vjeçari Arbër Murataj është shpallur në kërkim pasi dyshohet se Aksel Hoxha (Axel) është nxitur nga Murataj për të ngacmuar të dashurën e Stiven Toshkesit. Edhe vetë vajza ka deklaruar se shqetësohej here pas here nga Murataj, gjë e cila ishte vënë re dhe nga viktima.

Mësohet se Aksel Hoxhaj me Arbër Muratajn janë kushërinj të parë me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se emri i Arbër Muratajt doli në pah nga e dashura e viktimës. Vajza u mor në pyetje pas arrestimit të Axel Hoxhajt, personit që e qëlloi me thikë për vdekje Toshkesin dhe Ensi Mazes, bashkëpunëtor në ngjarje.

Dy të rinjtë ndodhen në burg për krimin e rëndë, por e dashura e 20-vjeçarit dëshmoi se nuk ishte Hoxhaj ai që e kishte ngacmuar në rrjetet sociale, por Murataj. Madje tregoi se dy muaj para se ndodhte vrasja, djali i Admir Muratajt ishte konfliktuar me Toshkëzin dhe e kishte plagosur me hanxhar.

 

stiven toshkesi vrasje admir murataj

Lini një Përgjigje