
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga djegia e banesës në fshatin Llakatund të Vlorës.
Ledion Bilo, 14 vjeç ka folur pasi ish-njerku së bashku me shokun e tij e dhunoi dhe i vuri flakën shtëpisë së Lutfie Fanajt.
Në një prononcim për mediat, 14-vjeçari ka treguar se shtetasi kosovar, Haki Bajrami i ka dhunuar pasi e ëma e tij prej dy muajsh ishte ndarë dhe për këtë qëllim ai ka ardhur edhe i ka djegur shtëpinë ku ata jetonin. I mituri thotë gjithashtu se Bajrami ka tentuar të mbysë në shtrat edhe gjyshen e tij e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ledion Bilo shton se ka arritur që të dalë nëpërmjet dritares me nënën e sëmurë në krahë dhe se ka pësuar djegie në këmbë.
“Bashkëjetonte me mamin më përpara. U ndanë dhe nga inati erdhi në shtëpi na dhunoi dhe na vuri flakën. Kanë jetuar në Kosovë. Kanë një djalë të vogël. Mami ka dy muaj që është ndarë. Na kërcënoi. Mbrëmë na dhunoi me duar dhe grushte. Pastaj mua më kanë qëlluar në kokë dhe kurriz dhe më ka rënë të fikët.
Kur u zgjova e gjeta veten në shtrat i shtrirë dhe i kishte vënë flakën shtëpisë. E mora nënën e sëmurë në krah dhe ika tek dajat. Dola nga dritarja. Shtëpia u dogj plotësisht. Më janë djegur këmbët ndërsa nënën kanë tentuar ta mbysin në shtrat. Po mundoheshin ta vrisnin dhe qëllonin me grushta. Ai tjetri më mbante dhe nuk kisha se çfarë të bëja.”, rrëfeu 14-vjeçari.
Lini një Përgjigje