Ditën e sotme është gjetur trupi i pajetë i 82-vjeçarit Ali Avdolliu. Mësohet se i moshuari ishte shpallur i humbur që prej datës 31 dhjetor. Ai vuante nga demenca dhe zhdukja e tij kishte ngritur shqetësime tek familjarët.
Sipas informacioneve paraprake, Ali Avdolliu u gjet pa shenja jete pas disa ditësh kërkimesh.
Rrethanat e ngjarjes janë ende duke u verifikuar nga autoritetet, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkaqet e vdekjes.
Lini një Përgjigje