TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2024, 03:30

I vendosi zjarrin një sipërfaqeje me shkurre në Berat, arrestohet 60-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
 
I vendosi zjarrin një sipërfaqeje me shkurre në Berat, arrestohet
Pamje nga vendngjarja

Një vatër zjarri ka përfshirë fshatin Lapardha 2 të Beratit, ku si pasojë janë djegur disa ferra dhe shkurre.

Pas njoftimit nga banorët e zonës zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje. Fillimisht zjarri është vendosur në kontroll dhe më pas është shuar plotësisht.

Bëhet me dije se një 60-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar rindezjen e zjarrit. Mësohet se Qemal Dollani banor i fshatit, në gjendje të dehur u ka vënë flakën shkurreve dhe ka tentuar riaktivizimin pas fikjes së zjarrit.

uÇk

Lini një Përgjigje