TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2024, 11:02

Kërcet arma në Korçë/ 71-vjeçari qëllon nga dritarja e banesës, policia në vendngjarje; vendos perimetrin e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet arma në Korçë/ 71-vjeçari qëllon nga

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit.

Ndërkohë policia e Korçës ka reaguar në lidhje me të shtënat me armë të regjistruara në lagjen nr.16 të qytetit. Mësohet se personi që ka qëlluar me armë nga ballkoni i banesës së tij, është 71-vjeçari Edmond Naska.

Sipas policisë së Korçës, 71-vjeçari është një person me probleme mendore.  Shërbimet e policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.

Fatmirësisht, na të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e 71-vjeçarit, i cili ka mbyllur derën e banesës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën. Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.

 

 

Lini një Përgjigje