TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Korrik 2024, 18:19

U gjet në mes të rrugës i dhunuar, flasin familjarët e 42-vjeçarit nga Bilishti: Lajmin e morëm vesh në media, nuk dimë gjë për konflikte

Shkruar nga Pamfleti

U gjet në mes të rrugës i dhunuar, flasin familjarët e

Pas ngjarjes së ndodhur në Tiranë ku është gjetur i plagosur rëndë Rigels Kaso, kanë folur familjarë dhe fqinjë të 42 vjeçarit. Ai u gjet nga qytetarët pa ndjenja rrugën ‘Sokrat Miho’, dhe njoftuan menjëherë policinë rreth orës 06:35.

Në trupin e Kasos janë konstatuar shenja dhune në kokë dhe shpinë, çka rrit dyshimet se ai mund të jetë dhunuar nga persona të paidentifikuar dhe është lënë në vendin ku u gjet.

Jam nusja e xhaxhait të Rigelsit, kam 36 vite që e njoh që fëmijë, djalë shumë i mirë, si për shoqërinë, si për ne. Nuk e di çfarë i ka ndodhur, në televizion e mora vesh. Nuk e di me detaje. Rigelsi merrej me kompjuterat, ka qenë në Itali, nuk flasin keq për atë djalë, shumë i respektuar. Historinë pse i ndodhi kjo nuk e di. Këtu nuk ka patur asnjë zënkë. Nuk e di pse ishte në Tiranë, para 3 ditësh ishte në Bilisht, ai nuk merret me alkool, nuk ka pisllëqe, punëtor. Ka shkuar për punën e vet, furnizim. Nuk e di për borxhe, nuk na ka kërkuar ndonjëherë lek për borxhe”, tha Burbuqe Kaso, raporton “Vizion Plus”.

E njoh shumë mire e kam në pallat. Është shumë djalë i mirë në çdo anë. Merrej me punë private, me kompjuterat, elektrike, instalime. Punoi ca kohe me futbollin, tani merrej me punë private. Në Tiranë nuk di gjë. Këtu nuk ka pasur asnjë konflikt”, deklaroi fqinji.

Rigels Kaso per një periudhë të gjatë ka punuar në klubin e futbollit Devolli, madje ka përfunduar disa kurse pranë sektorit të garave në FSHF përfshi këtu edhe atë të analistit.

Në të njëjtën kohë Kaso ushtronte një aktivitet privat në qytetin e Bilishtit, kryesisht me riparime televizoresh dhe kamerash sigurie.

Lini një Përgjigje