TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Korrik 2024, 16:00

Ky është Rigels Kaso që u gjet në rrugë i dhunuar barbarisht, 42-vjeçari nga Bilishti futet në intubim

Shkruar nga Pamfleti

Ky është Rigels Kaso që u gjet në rrugë i dhunuar

Ky që shihni në foto është Rigels Kaso, 42-vjeçari nga Bilishti, i cili u dhunua barbarisht në mes të rrugës në Tiranë. Ai u gjet nga qytetarët pa ndjenja rrugën ‘Sokrat Miho’, dhe njoftuan menjëherë policinë rreth orës 06:35.

Në trupin e Kasos janë konstatuar shenja dhune në kokë dhe shpinë, çka rrit dyshimet se ai mund të jetë dhunuar nga persona të paidentifikuar dhe është lënë në vendin ku u gjet.

Pas kësaj 42-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku sipas raportimeve të fundit gjendja shëndetësore është rënduar dhe ndodhet në intubim. Asnjë person nuk është ndaluar nga policia deri më tani lidhur me rastin, teksa hetimet vijojnë.

Rigels Kaso njihet në zonën e Devollit si punonjës i një rrjeti për shpërndarjen e internetit, çka ka shtyrë hetuesit që të përfshinë në pistat e ngjarjes edhe konfliktet e mundshme për shkak të detyrës.

Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi 42 vjeç, banues në Bilisht.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje