TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Korrik 2024, 10:26

E rëndë në Tiranë, gjendet i dhunuar në rrugë një 42-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Tiranë, gjendet i dhunuar në rrugë
Foto Ilustrim

Një 42-vjeçar banues në Bilisht është gjetur i dhunuar në rrugën “Sokrat Miho” në Tiranë. Policia bën me dije se 42-vjeçari u pa i shtrirë në rrugë nga kalimtarët, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

42-vjeçari është identifikuar si Rigels Kaso. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia po punon për kapjen e autorëve të dhunës.

“Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lini një Përgjigje