TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2024, 10:07

Dhunuan dy efektivët në Vlorë, Gjykata lë në burg dy vëllezërit Pashaj

Shkruar nga Pamfleti

Dhunuan dy efektivët në Vlorë, Gjykata lë në burg dy

Dy vëllezërit Pashaj që dhunuan dy efektivët e Vlorës janë lënë burg nga Gjykata e Vlorës.

Rudi Pashaj dhe Klaudio Pashaj u paraqitën sot në Gjykatën e Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa gjyqtari Artan Ciraga pranoi kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg.

Të dy vëllezërit u konfliktuan më 13 korrik me policët në zonën e Lungomares dhe ushtruan dhunë ndaj tyre për shkak të detyrës.

Policët kishin ndaluar një person me skuter për t’i vënë gjobë pasi e kishin konstatuar kundravjatje, por në ato moment dy vëllezërit që ishin pronarë të biznesit të skuterëve me qira kanë dhunuar dy policët, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Ata ushtronin aktivitetin e tyre pa licence duke zaptuar hapësirën publike.  

Lini një Përgjigje