
Qëlloi me armë në ajër dhe u izolua në banesë, policia neutralizon të moshuarin në Korçë. Prej paradites së kësaj të marte, një 71-vjeçar në lagjen nr.16 të qytetit të Korçës, ka alarmuar zonën dhe policinë, pasi ka qëlluar 3 herë me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij.
Që prej të shtënave, i moshuari, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, u izolua në banesën e tij, e cila ndodhet në katin e parë të pallatit.
U desh mbërritja e Forcave RENEA të cilat rrethuan pallatin ku jeton i moshuari, dhe bënë të mundur neutralizimin e të moshuarit.
Lini një Përgjigje