TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2024, 15:13

GJKKO zgjat me 3 muaj afatin e paraburgimit për Ramazan Rrajën dhe 4 të tjerë!

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO zgjat me 3 muaj afatin e paraburgimit për Ramazan Rrajën dhe 4

GJKKO ka vendosur zgjatjen e afeteve të paraburgimit për 5 persona të cilët akuzohet se janë pjesë e një grupit të strukturuar kriminal.

Bëhet fjalë për Ramazan Rrajën, Genti Nderjakun (alias Kili Nderjaku dhe Ekil Nderjaku), Endrit Sinanin, Julian Pjetrin dhe Bashkim Haxhijan. Ndaj të pestëve është zgjatur me tre muaj masa “arrest me burg”.

Kujtojmë se Ramazan Rraja u arrestua mbrëmjen e 19 prillit të këtij viti, teksa ishte i armatosur me pistoletë në brez e me fishekun në fole, gati për qitje. 30-vjeçari akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut.

Njoftimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 12.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zgjatjen e afatit të paraburgimit për 5 (pesë) personat nën hetim, Ramazan Rraja, Genti Nderjaku (alias Kili Nderjaku dhe Ekil Nderjaku), Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija, ndaj të cilëve nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr.308, datë 21.07.2023, është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, për një periudhë 3(tre) mujore”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin 264 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024, vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Zgjatjen e afati të paraburgimit për një periudhë 3(tre) mujore, për personat nën hetim Ramazan Rraja, Genti Nderjaku (alias Kili Nderjaku dhe Ekil Nderjaku), Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija, duke filluar ky afat nga data 21.07.2024 deri në datën 21.10.2024.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 16.07.2024/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Lini një Përgjigje